Ngjarjet e fundit nga protesta në SHBA kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës, teksa disa e kanë cilësuar si fundin e demokracisë amerikane.
Por një detaj tjetër është zbuluar së fundmi. Shumë fansa i kanë krahasuar trazirat e fundit me një episod nga seriali i famshëm The Simpsons.
Episodi i 31-të i Halloëeen-it i transmetuar në 1 nëntor, titullohej “Treehouse of Horror” dhe përshkruante një skenë apokaliptike ku zjarret digjen nëpër vendlindjen e Simpsons, Springfield, së bashku me automjetet e përmbysur.
Another predictive programming by the Simpsons! We live a in Truman show ?
You decide ?? pic.twitter.com/qkQd8kAzQp— Dj ListenDaT ❤️ (@djlistendat) January 7, 2021
Imazhet kanë një ngjashmëri të habitshme me protestuesit e së mërkurës pro-Trump që hynë në ndërtesën e Kapitolit, ku nga përleshjet katër persona humbën jetën.
Një tjetër programim parashikues nga Simpsons!
Gjithashtu disa fansa krahasuan fotografitë e një Viking që pozoi në dhomën e Senatit, të cilat kishin një ngjashmëri të madhe me një personazh të Simpsons, që qëndronte në majë të ndërtesës së Kapitolit dhe ngrinte një flamur amerikan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.