Ilir Murtezaj është kthyer në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur ATK-ja përmes një njoftimi ku thonë se ai është rikthyer bazuar në vendimin e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.
“Nga sot Ilir Murtezaj rifillon punën në pozitën e drejtorit të Përgjithshme të Administratës Tatimore të Kosovës, bazuar në Vendimin NR. 302/2020, të marr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, për rikthimin në pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj”, thuhet në njoftimin e ATK-së në Facebook.
Murtezaj ishte shkarkuar nga kjo pozitë më 16 tetor të vitit 2020 me arsyetimin se ishin evidentur shkeje ligjore.
Në anën tjetër, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës i kishte dhënë të drejtë ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj, në ankesën e tij pas shkarkimit nga pozita që e mbante në Administratën Tatimore.
Kryeministri Hoti ishte obliguar që ta zbatojë vendimin në afat prej 15-ditësh.