×
  • Show Time
  • Show Time

    Martesë apo fejesë, çfarë paralajmëruan Adriana Matoshi dhe Keith mbrëmë

    Reporteri
    09 Janar 2021 | 10:31

    I dashuri i aktores kosovare Adriana , Keith Zabe Groeneveld është shfaqur sonte në një restorant duke darkuar me aktoren derisa ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta përshkruar lidhjen e tyre. E fjalët romantike nuk i ka kursyer edhe aktorja kosovare.


    Por, ajo çfarë ka bërë përshtypje të statusi i Keith për Adrianën ishte fraza e parë e statusit të tij ku ai paralajmëron fillimin e një “gjëje të bukur”.

    Darka që ai ka kthyer është bërë për ditëlindjen e tij në një restorant peshku.

    “Fillimi i një gjëje të bukur. Në mbrëmjen e ditëlindjes time Zoti ma dha një dhuratë të mrekullueshme dhe ajo ishe ti”, ka shkruar ai.

    Shprehja “Fillimi i një gjëje të bukur” tregon se çifti janë duke u përgatitur për një fazë tjetër të marrëdhënieve të tyre.

    Cila do të jetë ajo mbetet të shihet në javët dhe muajt në vazhdim? Pse jo, fejesa apo martesa!

    Ndërkaq kundërpërgjigja e Adrianës për Keith po ashtu ishte interesante.

    “Dashuria ime, zemra ime, shpirti i im i mrekullueshëm! Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dashurinë që ndiej për ty”.

    Ndryshe, gjatë verës së kaluar kishte filluar që të përflitet lidhja e Adrianës me Keith, derisa ajo ishte konfirmuar për media gjatë muajit tetor.

    Kjo është paraqitja e parë e çiftit në një darkë romantike për vitin 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!