Skemës programore të RTV Dukagjini, prej sonte, nga ora 19:30, i shtohet edhe një emision i ri. SHOW TIME me Blerta Veselin, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’.
Projekti televiziv i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, i paralajmëruar prej javësh përmes video-promos me Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli, që nxiti disa reagime nga personazh të njohur të showbiz-it, nis transmetimin nga kjo e shtunë, çdo javë, në RTV Dukagjini.
Blero Muharremi është këngëtari që po e hap emisionin ‘SHOW TIME’ me një intervistë ekskluzive ku zbulon shumë të pathëna nga jeta e tij. Si e përjetoi ai ndarjen nga Afrona dhe Tara për shkak të Covid-19, kur po mendon të bëhet baba përsëri dhe a e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikes. Tregon vetë Blero sonte prej orës 19:30, në SHOW TIME me Blerta Veselin.
View this post on Instagram
Aktorja kosovare Arbnora Ademaj, është e para ajo e cila e nis rubrikën “NË SHTRAT ME…” duke dhënë përgjigje në pyetjet tona të drejtpërdrejta. Të kuqet apo të bardhat, ta dominojnë apo të dominojë në shtrat dhe kur e shkeli vetura atë, e kuptoni sonte.
Po ashtu, SHOW TIME sonte ju tregon për këngëtaren e njohur e cila është në sherr me shumë fytyra publike.
Pjesë e këtij emisioni është edhe rubrika ‘3 OUTFITS me…”, që këtë javë niset me blogeren e njohur Aneta Beri.
SHOW TIME me Blerta Veselin nis transmetimin nga sonte, çdo të shtunë, prej orës 19:30, në REPORTERI.net dhe RTV Dukagjini.
Përveç në REPORTERI.net dhe RTV Dukagjini, “SHOW TIME” do të mund të ndiqet edhe në platformat e rrjeteve sociale ‘Reporteri’ në Facebook dhe ‘@showtime.reporteri’ në Instagram.
Po ashtu, emisioni i plotë, do të transmetohet edhe në kanalin ‘Reporteri’ në YouTube, që për të gjithë ata që duan të mos e humbin rastin për ta parë të parët mjaftojnë ta bëjnë ‘SUBSCRIBE’ kanalin.
SHOW TIME, çdo të shtunë, prej orës 19:30 – prodhim i REPORTERI.net për RTV Dukagjini.
Beje dallimin!