Biznesmeni i njohur nga Dragashi, Burim Piraj, është shprehur i revoltuar për ndalje të energjisë elektrike në vendlindjen e tij.
Ai ka thënë se sot që nga ora 08:00 e mëngjesit janë pa rrymë dhe me gjasë do mbesin sonte krejt pa të.
Piraj thotë se nga koha e privatizimit të distribucionit të energjisë në vend e asnjëherë nuk kanë ofruar 24/7 energji, dhe askush nuk jep përgjegjësi, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Në bazë të gjitha gjasave sonte vazhdojmë pa energji elektrike që nga 8 e diçka e mëngjesit!
Ne pësojmë humbje e KEDS-it nuk i futet asnjë therrë në gidht sepse askush nuk e ka marrë në përgjegjësi me kërcënimin e anulimit të licencës asnjëherë!
Kanë krijuar fitime me qindra miliona nga koha e privatizimit të distribucionit të energjisë në vend e asnjëherë nuk kanë ofruar 24/7 energji, bile para privatizimit ka qenë më mirë i vetmi ndryshim se profitin po e mbledh KEDS e përpara shkonin në buxhetin e vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.