Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar pas tubimeve që po mbajnë partitë politike me qytetarë ku fare nuk po respektojnë masat anti-Covid.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se kjo çka po shihet në Kosovë ka të bëjë me standarde të dyfishta, pasi mbi 5 mijë dënime janë shqiptuar për gastronomët për mosrespektim të amsave anti-Covid, kurse asnjë dënim për politikanët, shkruan Reporteri.net
Ai thotë se politikanëve duhet t’iu vije marre për sjelljen që po bëjnë.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per politikanet!!! Dasmat e diskotekat i keni mbyll, e edhe kafiterit po denohen se po l lejojne 5 persona ne nje tavoline.
Kjo ska fjal tjeter qe e pershkrun pervec se Çka bon i Forti i ligi quditet , kjo ka te bej me Organet e rendit, kjo ka te beje me inspektorat e Avukit, kjo ka te beje qe NE prej tash e tutje bejme thirje qe ASNJE denim mos te paguhet!!!
PLOT denime na kane ardhe ne shoqat per tavolina qe i kane mbi 5 persona bashke, e ne anen tjeter vetem ne foto qka po shohim jane qindra persona krah per krah njeri tjetrit ne fushata zgjedhore, jo 5 por 500.
MARRE DUHET ME JU ARDHE!
MARRE NGA KREJT GASTRONOMT QE MENZI KAN MBIJETU E PO MBIJETOJNE!
MARRE QE DISKOTEKAT E SALLAT E DASMAV I KENI MBYLL KOMPLET!
MARRE QE MBI 10.000 puntor shkaku juaj jane largu nga puna!
Gastronome, te marten ejani ne mbledhje urgjente! Jemi nje! Jemi bashke! Do vendosim per hapat e metutjeshem.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës