×
  • Show Time
  • Show Time

    77-vjeçari i çmendur pas “Për’puthen”: Emisionin e ndjek bashkë me plaken

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 23:57

    Një i moshuar ka befasuar të gjithë teleshikuesit e Top Channel dhe në veçanti pjesëmarrësit e emisionit” Për’puthen”.


    77 vjeçari, Sadik Memaj kishte dërguar fillimisht një letër pranë emisionit, ku vlerësonte maksimalisht të pranishmit, por e preferuara e tij ishte Tea.

    “Përgëzoj të gjitha vajzat, në veçanti Tean. Është shumë e pjekur, e përgëzoj për zgjedhjen”, tha Memaj.

    Drejtuesit e emisionit menduan ta ftonin Memajn në emision. Teksa po fliste nga vendi ku ulet zakonisht Arjan Konomi, i moshuari tha se “emisionin e ndjek bashkë me plakën”, ndërsa pati edhe një vërejtje për të rinjtë: Duhet të dëgjojnë më shumë dhe të flasin më pak.

    “E ndjek emisionin me gjithë plakën. Ajo më thotë është lojë, unë i them është e vërtetë. Ky emision më pëlqen shumë”, tha Memaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!