×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Hoxhaj takon gastronomët, ju premton mbështetje

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 11:55

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka takuar gastronomët të cilët së fundmi kanë kërkuar zgjatjen e orarit deri në ora 23:00.


    Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se para tyre ka shpalosur një pjesë të Planit të PDK-së për Rimëkëmbje, në qendër të të cilit do të jetë mbështetja e bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Hoxhajt:

    Gastronomia është njëri prej sektorëve më të goditur nga pandemia e shkaktuar nga virusi Covid19. Mjerisht, kjo kategori nuk është ndihmuar nga shteti aq sa ka pasur nevojë.

    Në takim me Shoqatën e Gastronomëve, sot, u shpalosa një pjesë të Planit të PDK-së për Rimëkëmbje, në qendër të të cilit do të jetë mbështetja e bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe të vështirë, e po ashtu e punëtorëve që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë.

    Partia Demokratike dhe unë si kryeministër zotohemi që me planin konkret të PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike do t’u qëndrojmë pranë bizneseve dhe së bashku do të dalim nga kjo situatë edhe më të fortë, njëkohësisht duke respektuar rekomandimet që vijnë nga institucionet shëndetësore. #Rimëkëmbje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!