Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, duke thënë se kanë vendosur për ndarjen e qindra miliona eurove për kategori të ndryshme të shoqërisë.
Në një konferencë për media, Hoti ka njoftuar se do të rriten të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, shkruan Reporteri.net
“Do të rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro në një shumë totale prej 13. 5 milionë euro”, ka thënë ai teksa ka njoftuar se tre milionë euro janë ndarë për sektorin e gastronomisë.
Ndërkohë, Ministrja në Detyrë e Financave, Hykmete Bajrami ka dhënë detaje se sa do të rriten pensionet. Ajo ka thënë se rritja do të jetë për 30 euro, për të gjithë ata që e kanë pensionin nën 100 euro dhe kjo do të zgjasë për një periudhë pre tre muajsh.
“Do të ketë rritje për 30 euro për secilin që merr pension nën 100 euro, nëse dikush e ka pensionin 70 euro, në tre muajt e ardhshëm do e marrë pensionin 100 euro, apo nëse dikush ka pensionin 90 euro, në tre muajt e ardhshëm do ta marrë 120 euro”, u shpreh ajo. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.