Gramoz Aliu i njohur ndryshe si Mozzik para pak minutash ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Facebook
Mozzik ka një lutje për cilëndo parti që do të qeverisë pas 14 shkurtit që të mos lejojë studentët që kanë kryer fakultete që të bajnë smoka në markete, shkruan Reporteri.net
Ky është postimi që ka bërë reperi i famshëm kosovar në Facebook:
Aman zaman qe thojme na shqiptarte !
Nuk e di cila parti , cilli politikan/e , cilla qeveri do fitoj zgjedhjet e radhës .
Po mundësonjani popullit tonë fillimisht shëndetsinë,mos i leni mo njerzt me kapercy kufinin për shqetësime të vogla me shku Maqedoni n’sistinë .
Ndërtojeni arsimin , mos i leni studentat me diploma e mastera me bajt smoka n’super marketa .
Ndërtoni institucionet me njerëz të ndershëm ??
NDËRTOJENI se kurrë ma llugë ska qenë !
I ceka shpejt e shpejt disa tema qe nuk janë e nuk kan qenë kurrë në rregull , se me i cek të gjitha duhet kohë.
Suksese të gjithëve !
Partive,deputetëve së Republikës së Kosovës ❤️
Të Dua Kosovë !
” Një burr shteti është ai që mendon për gjeneratat e ardhshme , kurse një politikan është ai që mendon për zgjedhjet e ardhshme ” ( e huazuar ).
Ndryshe, Mozzik edhe publikisht ka treguar se përkrah Partinë Demokratike të Kosovës për këto zgjedhje dhe se dihet që ka një afërsi me liderin e kësaj partie, Kadri Veselin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.