Këngëtari Afrim Muçiqi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin ‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini.


Për emisionin, këngëtari ka treguar se si e përjetoi vendimin e mbylljes në shtëpi dhe se ku shkoi për t’i kaluar ditët e pandemisë.

Nder tjera, Muçiqi, u tregua i ashpër në raport me Qeverinë e Kosovës dhe politikanët, që ndaluan që gati një vit mbajtjen e dasmave, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Këngëtari theksoi se nuk ka logjikë që restorantet të bllokohen për dasma, por, lejohen të jenë të hapura për eventet e politikanëve, tash në prag të zgjedhjeve.

‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini shfaqet çdo të shtunë, prej orës 19:30. 

Përveç në REPORTERI.net dhe RTV Dukagjini, “SHOW TIME” do të mund të ndiqet edhe në platformat e rrjeteve sociale ‘Reporteri’ në Facebook dhe ‘@showtime.reporteri’ në Instagram.

Reklamë

Po ashtu, emisionin e plotë, e gjeni edhe në kanalin ‘Reporteri’ në YouTube. Ju që doni ta shihni të parët çdo emision, mjafton ta bëjnë ‘SUBSCRIBE’ kanalin.

SHOW TIME, çdo të shtunë, prej orës 19:30 – prodhim i REPORTERI.net për RTV Dukagjini.