Një situatë e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e sotme në “Përputhen”, ku Erisi konkurenti më i ri i emisionit u kap me Fationin.
Menjëherë pas transmetimit të kësaj puntate të regjistruar, Fationi ka reaguar në profilin e tij në Instagram.
Përmes një postimi të gjatë, ai shkruan se ka vendosur që të largohet nga emisioni.
Në këtë shkrim, Fationi falënderon autoren e emisionit, Arjan Konomin dhe prezantuesen.
Gjithashtu, ai shkruan se arsyeja e vërtetë e largimit ka të bëjë me faktin se shumë persona aty nuk janë real, ç’ka në shumicën e rasteve, e kanë shtyrë të dalë nga vetja.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Me gjithe respektin ndaj produksionit dhe autores ju njoftoj se do largohem nga Perputhen. Kjo per shkak sepse nuk mund te behem dot pjese e gjithe intrigave, mashtrimeve, loteve te krokodilit dhe dyfytyresis qe tjeter jan dhe tjeter hiqen para publikut. Keto dite me kan ardhu shum mesazhe ku me pyesin apo me kritikojn qe dal nga vetja apo per zerin tim te lart, dua tju them qe Fationi del nga vetja
kur sheh hipokrizi me kamera fikur, kur te gjithe e dine per cfare flet Fationi por kur ndizen kamerat te fryjn dhe thon
“Thuaje po je burre” ose “He thuaje ti se ti je mesuar me sulme”. Ka pasur disa puntata te cilat i kam ren pishmanit qe ka degraduar situata jo per ata qe jan atje por per familjen qe me ndjek apo kedo qe ka pasur simpati per mua. Por keto puntat e fundit nuk po me pelqejn as mua me, kam dal shum nga vetja, jo se kan ndryshuar gjerat por jam lodhur me kete hipokrizi, viktimizim, mashtrim dhe intriga nga konkurentet, ndaj del fationi nga vetja se sheh ate qe nuk shihni ju dhe nuk behet dot pjes e tyre, dal nga vetja se e din piken time te dobet qe nuk shtirem dot dhe bejn aleanca per tme sulmuar
sepse vetem keshtu mund te marrin vemendje nga publiku nepermjet zerit tim, dhe pse sot e kam ngritur shum me shum sepse u lodha nga te tilla gjera, jan bere motra vellezer dhe dashnor me njeri tjetrin, por keto nuk shihen nga ju dhe as nga produksioni, shihen nga une ndaj reagoj per gjera te vogla ne dukje aq keq ne puntata sepse di me shum sec jepet
aty dhe shoh me shum sec shihni ju. I kerkoj falje produksionit dhe autores Olses Ndjes per vendimin tim te papritur qe morra. Gjithashtu dhe Arjan Konomit i kerkoj shum falje sepse realisht eshte nje nga opinionistet me te mire. Packa se disa here e kemi tepruar dhe kemi dal nga vetja. I kerkoj Falje dhe Bores qe kam respekt Maksimal.
sepse e kam bere disa here te dali nga vetja. I uroj shume suksese disa nga djemeve dhe vajzave aty me te vertete jane me kemb ne toke dhe me zemren me vete aty. Kerkoj falje dhe nga ju miq pasi e di qe kishit pritshmeri ndaj meje qe te dilja i perputhur por cfare mund te them em shume “Ashtu e ndjeva, ashtu e bera”.