Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka thënë se ende nuk beson se është kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk jam duke besuar që jam kandidate për deputete”, tha ajo.
Maotshi tha se me punë beson që do t’ia dalë ta kryejë punën edhe të deputetes.
“Duke pasur aftësinë time si njeri i fortë që konsiderohem edhe në publik, që në shumë sfida kam arritur gjërat që i kam pasur synim e qëllim. Ka me qenë e vështirë, por me punë dhe përkushtim e energji dhe inatin që e kam në vete, e di që gjithçka është e mundur dhe sidomos kur ke krahë të fortë brenda vetës, besoj që s’ka me pas shumë problem”, tha ajo në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ajo më tej vlerësoi kreun e partisë Albin Kurti.
“Ka njohuri të jashtëzakonshme edhe në lëmin e artit”, tha ajo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.