Pas raportimeve për ndarje nga Patrisi, këngëtarja Tuna është zhvendosur në Amerikë, bashkë me djalin e saj Tianin.
Emisioni ‘SHOWTIME’ nga burime të afërta me këngëtaren ka marrë vesh se këngëtarja nga Shkupi është shtatzënë përsëri, shkruan Reporteri.net. Për detaje, ndiqeni storjen me video:
‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini shfaqet çdo të shtunë, prej orës 19:30.
Emisioni ‘SHOW TIME’ raporton nga i njëjti burim, se Tuna shkoi në Amerikë pikërisht për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë dhe që ta bëj atje lindjen e fëmijës.
Gjinia nuk dihet akoma, megjithatë Tuna pritjen e ëmbël po e shijon në kontinentin tjetër, derisa në Kosovë vazhdon të përflitet e komentohet ndarja e saj nga Patris Berisha, që njëherit është edhe martesa e dytë e shkatërruar e këngëtares së njohur.
E pikërisht ndarjet e Tunës u trajtuan para një jave edhe në episodin e dytë të SHOWTIME me Miss Blerta Veselin:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.