Në puntatën e djeshme të “Përputhen Prime” u transmetuan disa pamje të Atdheut dhe Sindit në prapaskenë.
Fotot në fjalë ishin shkrepur nga Tea, kur dyshja mendonin se kamerat ishin të fikura.
Atdheu dhe Sindi shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, cfarë nxiti shumë debat në studio.
Melisa e konsideroi Atdheun “Mevlan të dytë”, për shkak të mungesës së sinqeritetit.
Po ashtu, dy opninionistet e konsideruan Atdheun si një lojtar të fortë dhe shumë flirtues.
“Atdheu është mashkulli tipik që shkon në lokal me të dashurën dhe ndërkohë flirton me kamarieren”, tha Elona Duro.
Konkurrenti tha se është mes dy vajzave, mes Sindit dhe Melisës, ndërsa Arian Konomi u shpreh:
“Atdheu është për kë t’i dalë para sepse është i bindur që është shumë joshës, është shumë seksi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.