Pak ditë më parë, Ledri Vula udhëtoi drejt Kosovës ndërsa partnerja Sara Hoxha dhe vogëlushja e porsalindur kanë qëndruar në Gjermani.
Megjithatë, ai nuk është shkëputur për asnjë moment nga dy personat e tij më të rëndësishëm pasi qëndron vazhdimisht në komunikim me to.
Së fundmi, reperi ka ndarë një moment të ëmbël në rrjete sociale me të voglën, ku shfaqet shumë i lumtur ndërkohë që Poem shikon nga kamera.
“Syni babit”, ka shkruar Ledri përkrah fotos shumë të ëmbël. Ndërkohë, as prindërit e Ledrit nuk kanë mundur ta takojnë ende vogëlushen.
E ëma e tij, Xheraldina ka treguar se adhuron ta thërrasë Poi të voglën e tyre. Ajo gjithashtu publikoi dhe një imazh prekës, në të cilën shihej babai i reperit, Agroni i cili mbante në kompjuter fotografinë e mbesës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.