Futbollisti i njohur, Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhaka përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa shihej me familjen.
Ndërkaq, partnerja e tij, Leonita është tejet aktive me postime, me të cilat po mban të azhurnuar 183 mijë ndjekësit.

“Gjeta këtë fustan në dollap të rrobave, derisa nuk mund ta vesh në asnjë vend, ja ku është një foto me të”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Përndryshe, Xhaka dhe Lekaj kanë tre vite të martuar, ndërsa ditë më parë festuan gjashtë vjetorin e lidhjes.
