Antonela është konkurrentja e re që u fut në “Përputhen”.
Antonela trazoi ujërat duke u shprehur se nga ekrani kishte krijuar një pëlqim për Atdheun dhe Mevlanin, por ishte zhgënjyer disi, sepse asnjë nga djemtë nuk e kishte përshëndetur në prapaskenë.
Ajo krijoi edhe xhelozi tek vajzat e tjera, sidmos tek Melisa dhe Lediana që kanë pasur takime me herët me dy djemtë.
Ajo ditën e sotme i bëri lëmsh kur tha se ka ardhur të rrëmbej djemtë, sepse vajzat e tjera nuk dinë t’i kapin. Antonela shtoi se Mevlani ka 3 muaj në emision dhe nuk ka gjetur ende një nuse.
“Mevlani më tha në prapaskenë mirë që erdhe se kisha vendosur të ikja. Më tha po mos të jesh ti zgjedhja ime unë do dal nga Për’puthen dhe më dha fjalën e burrit”, u shpreh Antonela.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.