Manchester City është shpallur kampion i Premierligës për sezonin 2018/19.


Ky është triumfi i dytë radhazi për skuadrën e Guardiolës dhe i gjashti në histori të klubit.

Në garën për titull, City e mposhti Liverpoolin me vetëm një pikë diferencë, duke i lënë “Reds” pa titull që nga viti 1990.

Reklamë

Në ndeshjen e fundit, Manchester City mposhti Brightonin me rezultat 1-4.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Murray në minutën e 27-të të ndeshjes.

City përmbysi rezultatin duke realizuar tre gola. Aguero (28′), Laporte (38′), Mahrez (63′) dhe Gundogan (72′) ishin realizatorët e këtij triumfi.

Në ndeshjen tjetër Liverpooli mbetet pa titull edhe pas 29 vitesh.

Reds fituan kundër Wolves me rezultat 2-0 por nuk ishte e mjaftueshme për ta rrëmbyer vendin e parë.

Reklamë

Golat për Liverpoolin i shënoi Sadi Mane në minutën e 17-të dhe në minutën e 82-të.

Edhe pse nuk triumfuan, ky ishte sezoni më i mirë i Liverpoolit në histori duke arritur të grumbullojnë 97 pikë.