Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, aktorja Adriana Matoshi, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova është zhyt në mu*.
Ajo këtë e ka thënë pasi që, ishte në teatër për të parë premierën e shfaqjes “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, me tekst të Beqir Musliut e regji të Erson Zymberit.
Sipas Matoshit, kjo shfaqje shpalos më së miri, shkatërrimin e atdheut nga të gjallët, derisa ka thënë se është mrekulluar edhe me lojën e aktorëve.
Postimi i saj:
Sonte jam mrekullu me shfaqjen “Te vdekurit mbajne zi per atdheun” nga shkrimtari Beqir Musliu, regjisor: Erson Zymberi. M’kane lane pa fryme loja e aktoreve, kangte, kostumet, skena e deri te koncepti edhe regjia e Ersonit. Kete mbramje kom me e mbjate ne mend gjate! Ju falenderoj krejtve amo bash krejtve per energjine qe keni dhone! Perfekte, ju lumteeeeee ❤️
Nje shfaqje per shkaterrimin e atdheut nga ne te gjallet. Per zhytjen deri ne mut te ketij vendi!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.