Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot (e mërkurë) rreth orës 17:00 në Prishtinë.
Është raportuar se babai ka vrarë të birin, ndërsa u mësua se personi i qëlluar për vdekje ishte ish-anëtari i labelit, Babastars, Albert Krasniqi.
Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur mbarë vendin, ndërsa reagimet nuk kanë munguar edhe nga të famshmit shqiptarë, të cilët e njohën nga afër dhe kishin raporte të mira me Albertin.
Reperi Skivi ishte një nga miqtë më të ngushtë të Krasniqit, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij në një postim të ndarë në rrjete sociale.
“Nuk më besohet që shkove. Pse kaq herët? Pse? Në momentet më të mira më të këqija gjithmonë ke qenë aty për mua. Ke qenë , je dhe do të mbetesh shoku im më i mirë e më besnik që e kam pasur ndonjëherë në jetë. U prefsh në paqe”, ka shkruar ai.
Reagime për vdekjen e tij kanë shprehur edhe artistët e tjerë: Gold Ag, Trim Jetullahu dhe Burak Vehapi nga Grupi Fama.
Alberti ndërkohë ka qenë i martuar edhe me ish-Miss Kosova, Besa Gashin, me të cilën ndan një vajzë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.