Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se qeveria ka marrë dy vendime për t’i ndalë në ndihmë bizneseve në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia.


Ai ka thënë se është marrë vendim për shtyerjen e bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30 prill dhe Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit, poashtu deri më 30 prill, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Reklamë

Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që:

1. Të shtyejë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021.

2. Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

E falendëroj Ministren e Financave për propozimin e këtij vendimi dhe kabinetin për mbështetjen e tij

Reklamë