×
  • Show Time
  • Show Time

    E bullizuan se ishte e virgjër, konkurrentja e “Për’puthen”: Kam një super lajm

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 13:03

    Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi, është një nga vajzat më të komentuara, kjo për shkak të deklaratës që bëri që në fillim kur u bë pjesë e programit.


    Ajo fillimisht bëri bujë me deklaratën e saj që nuk kishte eksperienca në lidhje dashurie dhe se është e virgjër.

    E lidhur me këtë deklaratë që u komentua gjatë, Sindi ka marrë mesazhe nga më të ndryshmet, madje edhe duke e bullizuar e ofenduar. E teksa në fillim ndihej keq nga këto reagime të ashpra, duket se tani nuk i bën më aspak përshtypje.

    Këtë e ka zbuluar vetë Sindi përmes një postimi në “Instagram”. Konkurrentja e ‘Përputhen’ iu drejtua komentuesve duke thënë se mund të vazhdojnë të bëjnë komente negative, por kjo gjë nuk i intereson aspak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!