×
  • Show Time
  • Show Time

    Artistët kosovarë fillojnë kampanjën ‘Jo fushatë, por vaksina’

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 22:00

    Orari i orës policore është zgjatur dhe tubimet e ndryshme për fushata zgjedhore dita ditës po shtohen, kjo gjë si duket ka ndikuar edhe në rritjen e të infektuarëve me COVID-19.


    Mirëpo, komuniteti i artistëve ka nisur një fushatë në rrjete sociale, ku bëjnë thirrje të ndalen fushatat dhe të ndërmerret diçka në lidhje me vaksinën Anticovid.

    Kanë qenë Astrit Kabashi dhe Fatmir Spahiu të parët që në llogarinë e tyre personale, publikuan postimin, ku shkruanin ”Jofushatëporvaksina’ .

    Ndërkaq, kjo iniciativë është pëlqyer nga shumica dërmuese dhe menjëherë ka marrë vëmndjen dhe përkrahjen nga shumë persona në rrjete sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!