×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Microsoft sërish drejt vlerësimit si kompania më e vlefshme në botë

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 22:19

    Gjiganti i programeve kompjuterike, Microsoft është afër që të rimarrë kurorën e saj nga Apple si kompania më e vlefshme në botë.


    Microsoft dikur ishte e njohur në mënyrë të barabartë për fillimin e revolucionit të PC-ve ndërsa humbte plotësisht në industrinë e telefonave mobil.

    E para e bëri Microsoft kompaninë më të vlefshme në botë në fund të viteve ’90 dhe deri vonë në 2002.

    Kur Apple Inc. prezantoi për herë të parë telefonin e saj të mençur iPhone në fillim të vitit 2007, vlera e tregut e Microsoft ishte rreth 4 herë më e madhe se ajo e rivalit Apple. Pesë vjet më vonë, vlera e Apple ishte më shumë se dyfishi i gjigantit të njohur të softuerit, raporton WSJ.

    Por kjo gjë mund të kthehet përsëri. Microsoft është afër që të rimarrë kurorën e saj si kompania më e vlefshme në botë. Që nga mëngjesi i së hënës, kapitalizimi i tregut të Apple ishte veç 1% mbi atë të Microsoft.

    Nga ana tjetër, Apple ka hedhur 22% të vlerës së saj poshtë që nga raporti i saj i fundit dhe shqetësimet e ngritura nga biznesi i dobësuar me iPhone. Në teknologji, me gjasë asgjë nuk zgjat përgjithmonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!