Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Luana Vjollca, ka përfunduar në prokurori dhe për shkak të një fansi.


Prezantuesja shumë e ndjekur dhe e komentuar ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.

Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë.
Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares.

Reklamë

Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.