Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca ka denoncuar së fundmi në policinë e Tiranës një person që e përndiqte prej disa kohësh dhe ishte kthyer në shqetësim për të.
Policia ka njoftuar ditën e sotme se gjatë orëve të para të mëngjesit është arrestuar një 29 vjeçar nga Gjakova.
Mediat në Shqipëri shkruajnë bëhet fjalë për Ajdin Morinën.
Sipas policisë Morina është banues në Gjakovë dhe kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës së moderatores Luana Vjollcës, por është arrestuar në flagrancë. Por kjo nuk është hera e parë që Luana denoncon në polici fansat që e përndjekin, pasi edhe në maj të 2020 e kishte denoncuar këtë person pasi se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.