×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora i gëzohet suksesit të filmit “Zgjoi”, shpërndan në rrjetet sociale njoftimin e QKK-së për arritjen historike

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 21:54

    Ditë më parë, filmi me produksion kosovar “Zgjoi” ka shënuar një arritje historike në historinë kinematografike të Kosovës.


    Ai u shpërblye me tri çmime të rëndësishme në një prej festivaleve me renome botërore, “Sundance Film Festival”.

    Çmimet ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjisorja më e mirë’, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në ShBA, shkuan për filmin me regji të Blerta Bashollit.

    Ky sukses historik i kinematografisë kosovare i ka rënë në sy edhe pop yllit shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

    Artistja e lindur në Prishtinë kandarë me 16 milionë ndjekësit e saj në InstaStory njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), njoftimin për suksesin e filmit “Zgjoi”, të shënuar pak ditë më parë.

    “Po”, shkroi Rita në InstaStory, duke i treguar kështu me krenari botës sukseset e kinematografisë vendore.

    Lidhja e Ritës me artin filmik nuk është rastësore, pasi ajo është mbesa e regjisorit të njohur shqiptar, Besim Sahatçiu, fama e të cilit kishte depërtuar gjerë në mbarë territorin e Jugosllavisë me prodhimet e tij filmike.

    Rita edhe vet e ka nisur karrierën si aktore kur ishte adoleshente në filmin “Spivs”, e ndërsa po këtë vit, ajo pati premierën e filmit “Twist”, në të cilin luan një nga rolet kryesore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!