Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka reaguar ndaj raportimeve për gjobitjen e qytetarëve për thyerjen e masave anti-COVID.
Përmes një postimi në rrjeti social Facebook, Tahiri ka thënë se gjobat që po marrin partitë, janë të përballueshme për ta, por qytetarët të cilët i quan fukara, po gjobiten me të njëjtat shuma qe një vit, shkruan Reporteri.net.
“Bravo popull , për ju ka virus dhe kaqepin e gojes ua ndalin, kurse për fushata politike nuk ka virus dhe ua falin. Haha çfarë maskarallëku!!! Edhe kesaj radhe keq e kam apo?” ka shkruar ai.
Tutje thotë se për aq kohë sa qytetarët do të rrinë duarkryq, fati do të jetë i tillë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ju keni pare, e bani(qytetari)
Shikoni cfarë krahasimi!
Nje parti po xhobitet 2000 euro € në ditë?
Kurse për çdo ditē xhobitet popullata me këto shuma; qe 1 vit!
Çka janë për popull fukara këto denime?!
502 tiketa ne ditē bëjnë
502*35 tiketa = 17.570€
Bravo popull , për ju ka virus dhe kaqepin e gojes ua ndalin, kurse për fushata politike nuk ka virus dhe ua falin.
Haha çfarë maskarallëku!!!
Edhe kesaj radhe keq e kam apo?
E di pasha besen!!
Ju lumturoftë Zoti e sa të rrini duarkryq kështu do ta keni fatin.
Faleminderit atyre që me kritikonin
Labinot Zhurmagjia
/Reporteri.net