Në tregun medial shqiptar, viteve të fundit programacioni televiziv është rritur me shumë emisione, të formateve të ndryshme.
Por, ato që kanë zgjuar vëmendjen më të madhe janë realityshout e organizuara, si formë treguese e realitetit që na ndodh.
Nga këto realityshou më të njohurat, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, janë ‘Big Brother Albania’ dhe tashmë sensacionet i e fundit, ‘Për’Puthën’ dhe ‘Love Story’.
E sa të vërteta janë ato dhe a kanë skenarë brenda në vete, ka treguar ketë javë emisioni ‘SHOW TIME’, duke sjellë prapaskenat e realityshow-ve shqiptar.
‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini shfaqet çdo të shtunë, prej orës 19:30.