×
  • Show Time
  • Show Time

    Me gjuhën jashtë Melisa e provokon publikisht Andin, ai i përgjigjet

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 16:25

    Njëra nga kandidatet më të përfolura në Përputhen, Melisa mbrëmë është larguar nga emisioni.


    Melisa doli nga Përputhen duke bërë të ditur se po e pengojnë akuzat që iu janë drejtuar së fundmi nga publiku por edhe nga konkurrentët.

    Vetë ajo e ka mohuar se ka ndonjë lidhje me Andin.

    Por, këtë të fundit e ka provokuar pak një ditë pasi doli nga emisioni përmes Instagramit.

    Ajo e ka publikuar një video ku shihet me një kapelë ngjyrë rozë.

    Pikërisht për një kapelë të njëjtë që e bartën Andi dhe Melisa nisën dyshimet se dyshja mund të jenë në lidhje.

    Ajo ka thënë se kësaj here e ka marrë pink kapelën që të kujdeset mos t’ia dhurojë askujt.

    Pas këtij provokimi të Melisës ka reaguar edhe Andi.

    “Mos…. na hape punë tani”, ka shkruar ai në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!