Edhe pse shihet si një program shumë i ndjekur falë asaj se çfarë ndodh brenda në studio, por dhe jashtë saj, “Për’Puthen” ndodhet në qendër të kritikave të publikut, teksa shpesh ne rrjetet e ndryshme sociale qarkullojnë foto, ose video qe nxjerrin ne pah sekretet e konkurrentëve të programit.
Skandali më i madh ishte lidhja fake e Andit dhe Teas, kur ndërkohë kjo e fundit po shijonte dashurinë me Bearti dhe kjo u bë publike edhe përmes disa momenteve ku shihej dyshja dhe puthjet mes tyre.
Por si duket ky nuk është skandali i vetëm, pasi një foto e Antonelës e cila po qarkullon kudo, të vë në pikëpyetje nëse Antonela ka qenë e martuar, apo është ende.
Sic e shikoni edhe në foto, ajo shihet e veshur me një fustan nusërie.
Kujtojmë që kohët e fundit Antonelës iu publikua një foto ku shihej me ish të dashurin e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.