Këngëtarja Morena Taraku ka treguar se cilin politikan do të mbështet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, në të cilën e shpreh publikisht përkrahjen për deputetin e AAK’së, Rexhep Kadriun.
“Politika ne dite te sotme eshte njollosur dhe ashtu sic ka thashetheme per artista ka edhe per ju, por duke e ditur qe pak ka njerëz si puna jote une vendosa ta shpërndaj kete dhe te suportoj ty ne kete rruge”, ka shkruar Morena në foto.
Madje ajo ka shtuar se njerëzit që e njohin atë, e dinë se çfarë njeriu është dhe se i duhet politikës sonë dhe vendit tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.