Shkaktoi jo pak habi prezenca e Melisës në puntatën e sotme në “PërPuthen”, pasi u largua të dielën e kaluar nga programi, me arsyetimin se nuk mendonte se mund të përputhej me asnjërin nga djemtë.


Megjithatë, ajo nuk është në vendin e saj “të vjetër” në “PërPuthen”, por në rolin e moderatores së emisionit.

Reklamë

“Disave i kishte mbetur merak që unë nuk e provova këtë eksperiencë, e po ashtu edhe mua dhe u riktheva. Se mbase menduat se më hoqët qafe shpejt, por jo”, tha ajo.