Pasi doli hapur në përkrahje të VV-së, ish-kampioni, Luan Krasniqi nuk e ka përmbajtur veten gjatë një interviste që ka dhënë mbrëmë ministri në detyrë, Agim Veliu.
Ndërkohë që intervista e Veliut po vazhdonte live në faqen e RTV Dukagini në Facebook, Luan Krasniqi komentonte duke e quajtur Veliun njeri të mallkuar, shkruan Reporteri.net.
Krejt kjo pas disa deklaratave që Veliu bëri për Vjosa Osmanin.
Krasniqi e ka quajtur Veliun, njeri të mallkuar, derisa ka thënë se Vjosa Osmani është koka dhe zemra e LDK-së rugoviane.
“O njeri i mallkuar Vjosa Osmani është Koka dhe zemra e LDK-së, Rogovjane”, ka shkruar Krasniqi.
Ditë më parë, Krasniqi u ka bërë thirrje të hapur qytetarëve të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje. /Reporteri.net
