19 vjet më parë në Tanzani, një “gjueti” ndaj njerëzve albino shpërtheu, ku të paktën 75 persona u vranë, por ky numër pretendohet të jetë akoma më i madh.
Njerëzit janë të frikësuar prej tyre. Ata refuzohen dhe trajtohen me përbuzje. Ata shpesh i rrahin dhe i vrasin, sepse nuk janë si njerëzit e tjerë.
Siç shihet në dokumentarin e RTD-së, këta fëmijë fajin e vetëm e kanë se kanë lindur si albino, transmeton Reporteri.net.
“Njerëzit na kanë përndjekur dhe na kanë prerë në copa. Ne ishim të izoluar për shkak të ngjyrës së lëkurës sonë”, tha një banor albino.
Maria Mazuri, tani e ve, rrëfeu se si ishte vrarë burri i saj.
“Tre burra hynë në shtëpi dhe e morën gruan time. Ata menjëherë filluan ta presin në copa para meje. Ndërsa njëri i preu veshin, tjetri i preu këmbën”, rrëfen ajo. Sulmuesit pastaj shitën pjesët e trupit të tij në tregun e zi. Sipas mediave, pjesët e trupit u shitën me një çmim prej 2,000 dollarësh për këmbë ose krah, deri në 75,000 dollarë për tërë trupin.
Fëmijët Albino mund të jetojnë dhe studiojnë në vetëm në shkolla të veçanta dhe sulmi ndaj tyre nuk është ndalur as në shekullin e 21-të.
Albinizmi është një çrregullim i lindur i karakterizuar nga mungesa e plotë ose e pjesshme e pigmentit në lëkurë, në flokë dhe në sy. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.