Humoristi i njohur, Rasim Thaçi-Cima, ka lavdëruar të gjithë mërgimtarët që kanë ardhur nga shtete të ndryshme të botës për të votuar në Kosovë.


Ai ka thënë se diaspora ka harxhuar nga 2-3 mijë euro për të dhënë votën, andaj duke parë këtë angazhim të tyre, thotë se edhe qytetarët e Kosovës duhet të mos përtojnë dhe të dalin në votime.

“Sa njerëz janë ardh nga jashtë për me votu, hallall ju kfot, qajo diaspora që na ka mbajtur i ka dhënë ka 2-3 mijë euro për me ardh me votu, duhet me përgëzu diasporën”, ka thënë ai në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

KQZ ka bërë të ditur se deri në ora 15:00 kanë votuar 32,25% të votuesve në nivel të Kosovës.

Sipas KQZ-së, në votime kanë dalë deri në mes të ditës saktësisht 480 mijë e 889 persona. /Reporteri.net/.