Sot kur qytetarët e Kosovës po votojnë, temperaturat janë deri minus 10 gradë.
Ndërsa qytetarët po e sfidojnë të ftohtin dhe po dalin në votime, gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja, ka vendosur që ta sfidojë të ftohtin në një mënyrë tejet të veçantë.
Ai së bashku me komedianin Miran Ramadani kanë vendosur që të lahen në banjën e Bajës së Malishevës.
Vërtetë një guxim i madh nga gazetari Hasimja që të hy në një pishinë të hapur në temperaturat minus.
