Emisioni reality show ‘Its’s my love’ kohët e fundit po shikohet dhe po komentohet shumë në Kosovë.
Në puntatën e fundit, në këtë emision është zgjedhur edhe kryeministri i emisionit, shkruan Reporteri.net.
Prezantuesi i emisionit, Valon Maloku, ka thënë se ndonëse është heshtje zgjedhore, ne do ta zgjedhim kryeministrin, por pa folur për politikë.
Maloku u dha nga një minutë kohë të gjithë konkurrentëve meshkuj për të treguar se çka do bënin ata sikur të bëheshin shef Qeverie.
Premtimet e djemve ishin skandaloze, sa që një nga ta tha se nëse do të ishte kryeministër do e hapte një biznes i cili ofron shërbime seksuale me pagesë, pasi që sipas tij, shqiptarët janë ‘të kalltë për seks’.
Votat ata i morën nga vajzat të cilat janë protagoniste në emision.
Për më shumë ndiqni videon:
/Reporteri.net