Një version hibrid i coronavirusit është shfaqur në Kaliforni. Varianti britanik i virusit dhe një mutacion tjetër i zbuluar në SHBA u gjetën të bashkuara brenda një personi të infektuar.


Varianti i cili nuk ka emër ende, është zbuluar vetëm në këtë rast, por shkencëtarët janë të shqetësuar se mund të jetë i përhapur në më shumë raste. Ky variant hibrid ngre shqetësimet e përhapjes në mënyrë më të shpejtë dhe se mund të dobësojë efektin e vaksinës anti-Covid.

Në trupin e personit të infektuar për të cilin Daily Mail nuk jep detaje, u gjetën të bashkuara variant britanik i virusit që njihet shkencërisht si B.1.1.7 dhe varianti kalifornian i quajtur B.1.429.

Reklamë

Shkencëtarët amerikanë pretendojnë se ata mund të jenë bashkuar në një moment rikombinimi mes tyre. Kjo ndodh kur dy versione të ndryshme të virusit infektojnë të njëjtën qelizë dhe më pas shkëmbejnë gjenet ndërkohë që janë duke u riprodhuar, e duke krijuar një variant të ri.

Studiuesit kanë paralajmëruar në të kaluarën se këto janë të mundshme të ndodhin por me dyshime pasi kërkojnë kushte shumë specifike. Ato kanë më shumë të ngjarë të ndodhin gjatë shpërthimeve të mëdha të virusit.

Sipas shkencëtarëve variantet e virusit nuk janë shqetësuese por kombinimi mes tyre mund të jetë më i rrezikshëm pasi ndodhin ndryshime mbi agresivitetin e virusit. Që të shfaqet një variant i kombinuar i virusit një person duhet të infektohet me dy lloje të coronavirusit me gjasë nga dy burime të veçanta në të njëjtën kohë.