Këngëtarja e famshme Rita Ora nuk ka harruar të bëjë një postim në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ajo posti një foto në Instagram duke uruar edhe në gjuhën shqipe.


Rita, e cila vetëm pak ditë më parë na ka bërë sërish krenarë, duke u shfaqur në projektin e saj më të ri në veshje kombëtare shqiptare, të punuar nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti, ka vendosur të urojë Kosovën në vitin e 13 të pavarësisë me fotografi nga po ky projekt.

Këngëtarja sjell foto të reja në veshjen interesante që ka bërë me Sahitin enkas për videoklipin e këngës “Big”.

Reklamë

Rita në postimin e urimit shkruan mes të tjerash edhe në shqip: “Urime Dita e Pavarësisë Kosova! Urime 13 vjet pavarësi Kosova jonë. Po festoj me veshjen time tradicionale nga #Big!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Reklamë