Duke qenë se pandemia e Covid-19 ka prekur mbarë botën dhe ka shkaktuar situata të jashtëzakonshme deri në humbje të miliona jetëve, për këngëtaren kosovare Filloreta Raçi e njohur si Fifi nuk ka rregulla dhe përgjegjësi sociale që mund ta ndalojnë.
Në mes të pandemisë, ku edhe vetë Kosova është në situatë kritike, Fifi ka mbledhur një publik të gjerë duke mbajtur një koncert në Ferizaj.
Fifi dhe pjesëmarrësit në koncert shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit teksa këndonin e dëfrenin me këngët e saj duke mos respektuar asnjë prej rregullave anti-Covid.
Për më tepër është vetë këngëtarja, që me krenari e ka shpërndarë videon në llogarinë e saj në Instagram.
Ndërsa ndjekësit ngrenë shqetësimin e pasojave të virusit tek njerëzit e pranishëm në koncert. Nga ana tjetër këngëtarja gjithë krenari për gjestin e bërë përgjigjet: E kam djeg virusin sonte, m’fal për modestinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.