Saimir Pirgu, tenori i mirënjohur shqiptar, më 9 prill 2021 do të performojë në skenën e Teatrit të Operas të Romës. Ai do të jetë në rolin e Alfredo-s në operan “La traviata”, e cila mund të ndiqet në “Rai3”.
Tenori Saimir Pirgu aktualisht është duke bërë një karrierë shumë të mirë, gjë që atë e ngrit në piedestalin më të lartë të operës në mbarë botën.
Ai ka një krijimtari të pasur dhe ka qenë pjesë e shumë skenave të mëdha në botë, veçmas në Vjenë të Austrisë.