×
  • Lajme
  • Ekonomi

    “Subvencioni 2021”: Mustafa tregon për paralajmërimet që ka marr nga fermerët

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 21:25

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka folur pas skandalit ku u arrestuan 12 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, për keqpërdorim të subvencioneve.


    Mustafa tha se gjatë takimeve që ka pasur me fermerët ata janë ankuar se ka parregullsi në ndarjen e subvencioneve.

    Ai tha se këtë shqetësim të fermerëve e kishte ngritur me kryeshefin e AZHB’së, Agim Nuha i cili u arrestua në aksionin e policisë.

    “Në disa raste më është thënë shih se kemi probleme dhe i kam thënë lajmërojeni policinë dhe organet hetuese…”, tha ai.

    Po ashtu, ai tha se ka suspenduar të gjithë zyrtarët në ministrinë e tij, që kanë pasur aktakuzë të konfirmuar nga Prokuroria e Shtetit.

    Ai tha se për një vit kanë bashkëpunuar me Prokurorinë dhe se është krenar që bashkëpunimi i tyre ka pasur suksese.

    Ndryshe në aksionin e policisë të para disa ditëve u arrestuan 12 zyrtarë dhe u konfiskuan mbi 400 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!