Të dielën, Ana Kauri u largua nga “Përputhen”. Ajo tha se ndihej e trazuar dhe jo vetëvetja, duke kërkuar daljen nga programi.
“Nuk arrija dot të dalloja se kush ishte Ana në të gjitha situatat”, u shpreh ish-konkurrentja mes lotësh. Së fundmi, ajo ka bërë një status falenderues për produksionin dhe publikun, ku vihet re edhe një koment nga Fation Kuqari.
Ai i ka komentuar disa emoji, si për t’i thënë që është i lumtur që doli nga emisioni. Kujtojmë se pak kohë më parë, i ftuar në “Roped With Olsi”, Fationi i kërkoi Anës të dilte beqare nga programi.
Mos vallë dyshja do të vazhdojnë njohjen jashtë? Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.