Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Lezhës për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.
Nga aktiviteti për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, duke iu referuar Besëlidhjes, Kurti tha se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet.
“Sot shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Të veprojnë siç do donin Skënderbeu e rilindësit tanë. Populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet dhe të largojë këtë krizë që e ka pllakosur”, tha ai, shkruan Periskopi.
Gjatë ecjes siç shihet në video, Kurti u përshëndet nga një qytetar i moshuar i Shqipërisë në mënyrë të njëjte si komunistët, duke vendosur grushtin në kokë.