×
  • Extra
  • Extra

    Pamje të rralla: Momenti kur Adem Jashari niset për në luftë me dajën e tij, i ndau vetëm vdekja

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 12:39

    Sot në Prekaz shënohet 23-vjetori i rënies së familjes së heroit Adem Jashari. Pamje që i publikoi Magazina.al e që pak kush i ka parë deri më tash. Në to shihet komandanti Legjendar Adem Jashari.


    Kjo video e realizuar në kullën e Jasharjave në Prekaz, dhe e përpunuar nga Milaim Zeka, është bërë në një natë kur Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po niseshin për në aksion.

    Dukej sikur po niseshin në dasmë dajë e nip që nuk u ndanë deri në vdekje.

    Ademi e Daja Osman përshëndeten me familje, kurse në veturë i pret Luli. Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura. Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo grua heroinë që lindi heronj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!