Momenti kur një hajdut futet me dhunë në një dyqan telefonash në Vlorë dhe arrin të vjedhë disa prej tyre është fiksuar nga kamerat e sigurisë.


I riu përpiqet për disa sekonda që të hapë derën e xhamit, por pasi nuk ia del e thyen atë, duke u futur me shpejtësi dhe duke marrë 12 telefona.

Dyqani ndodhet përgjatë bulevardit kryesor të qytetit, por policia ende nuk ka arritur të identifikojë grabitësin.

Reklamë