Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar këto ditë në Shqipëri ku u ka dhënë mbështetje kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Gjirokastër, Kurti ka komentuar edhe agjendën e tij politike në Tiranë, ku tha se është takuar me krerët kryesorë të politikës në vend. Por gjatë fjalës së tij Kurti e cilësoi kryetarin e Partisë Demokratike, si kryetar të PDK-së.
“Dje në Tiranë kam takuar dje të tre edhe kryeministrin Rama, edhe presidentin Meta edhe kryetarin e PDK-së Bashën”- tha Kurti gjatë fjalës së tij në Gjirokastër.