Pak ditë më parë u bë e ditur në media, se reperi i njohur shqiptar Mozzik po bënte investimin e tij më të ri në patundshmëri, duke blerë një shtëpi të re.
Ai zgjodhi një rezidencë nga një prej lagjeve të reja luksoze të Ferizajt, e cila është në ndërtim e sipër.
Por mesa duket, Mozzik nuk do të jetë i vetmi personazh VIP që do të ketë fatin të jetojë atje, pasi banor i kësaj lagje është bërë edhe reperi tjetër i njohur i estradës, 2 Ton.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet reperi ferizajas, duke publikuar një fotografi në InstaStory nga takimi me investitorët dhe marrëveshja e arritur për blerjen e shtëpisë së re.
“Sot mora vendimin më të mirë për veten dhe familjen time. Nga sot, u bëmë banorë të lagjes së re, me shtëpi në zemër të natyrës. E gëzofshim me shëndet e të mira!”, shkroi ndër të tjerash reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arton Avdyli.
Duket se të ardhurat e mira nga muzika, ua kanë mundësuar reperëve ferizajas, që të bëjnë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze, duke investuar tashmë edhe në pasuri të paluajtshme.
Krahas shtëpisë së re, 2 Ton po i gëzohet edhe projektit të tij më të ri muzikor “Kampion”, të cilin e publikoi këto ditë dhe është pritur mirë nga publiku.